MENU
klinika

Si do të kryhet procesi?

Censi i popullsisë 2023, drejtoresha e INSTAT tregon si do të veprohet me emigrantët

16.09.2023 - 16:46

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli ka treguar detaje sa i takon Censit të 12-të të Popullsisë dhe banesave në vendin tonë.

Dhuli tha se emigrantët nuk do të jenë pjesë e censit, pasi në këtë proces do të jenë vetëm personat që janë rezidentë në Shqipëri, për shkak të planifikimit që do të bëhet për shërbimet. Mes tjerash ajo nënvizoi se Shqipëria është ndarë në 5240 zona të censit.

“Është një grup që do të mbikëqyrin procesin. Prej datës 15 maj ne kemi hapur online platformën e rekrutimit të stafit ku të gjithë personat mbi 18-vjeç. Shqipëria  është ndarë në 5240 zona të censit dhe në çdo zonë ka një anketues që mban deri në 200 banesa.  Ai do të kontrollohet nga kontrollori. Pyetësori përmban 8 module dhe një nga modulet është që pyetet njësia ekonomike familjare nëse ka anëtarë të familjes nëse ka persona që jetojnë jashtë. Sipas metodologjisë së censit, do të mbulohen vetëm personat që janë rezidentë në territorin e Shqipërisë. Të dhënat e censit do të shërbejnë për një planifikim të mirë të shërbimeve”, u shpreh ajo.