MENU
klinika

"Mos shpërndani një paçavure të tillë se do pataksi qytetarët"

Censusi/ Gjekmarkaj: Nuk kam lexuar gjë më të çmendur dhe idiote!

21.09.2023 - 12:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur tek Censusi që po zhvillohet në vend, të cilin e cilësoi si “gjë më të çmendur dhe idiote” që kishte lexuar.

“Mënyra e perceptimit të censusit është një meme me shumë faqe”, deklaroi ai, ndërsa i bëri thirrje qeveristë të mos bëjë punë për ti çuar lekë dikujt, që sa do fryjë xhepin mendjen e ka më të trashë.

Më tej, deputeti demokrat u ndal dhe tek pensionet dhe fillimi i vitit të ri shkollor, ku parashtroi sipas problematikat në këto sektorë.

Sa i përket rritjes së pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjekmarkaj u shpreh se “jam kundër blerjes legale të Gjykatës Kushtetuese, një gjykatë që nuk ka pse paguhet më shumë se kolegët e SPAKU-uk”.

Agron Gjekmarkaj: Për censusin, nuk kam lexuar gjë më të çmendur dhe idjote. Mos e shpërndani një paçavure të tillë se do pataksi qytetarët. Shaka pa kripë nuk ja ka borxh askush. Mos bëni punë për ti çuar lekë dikujt, që sa do fryjë xhepin mendjen e ka më të trashë. Mënyra e perceptimit të censusit është një meme me shumë faqe.

Pensionet janë në shifra që nuk duan koment për të kuptuar gjendjen e pensionistëve shqiptarë. Të varfrit nuk munden dot as dollapët me ilaçe. Mendoni vetëm dosjet e inceneratorëve dhe paratë e tyre që mund të zgjidhnin hallet e pensionistëve.

Jam kundër blerjes legale të Gjykatës Kushtetuese, një gjykatë që nuk ka pse paguhet më shumë se kolegët e SPAKU-uk.

Sapo ka filluar shkollat, shkollat me dy turne mbeten në një hall. Universitetet ne kushte të vështira. Braktisja e albanologjisë, informatizimi, mungesa e bibliotekave, dhe strehimi për studentet mbeten shqetësuese.

Universiteti nuk përfshihet kurrë në çështje ekspertize. Nuk është turp që ato ti marrin pedagogët shqiptarë, dhe të bëjnë projekte dhe te fitojnë para.