MENU
klinika

Videoja epike

CEO-s së “Ryanair” i hedhin tortë në fytyrë: Mirë se erdhe në Belgjikë

07.09.2023 - 19:42

Shefit ekzekutiv të Ryanair, Michael O’Leary i hodhën tortë në fytyrë teksa qëndronte jashtë selisë së Komisionit Evropian, shkruajnë mediat e huaja.

Kreu i linjës ajrore me kosto të ulët ishte në Bruksel për të njoftuar orarin dimëror të kompanisë së tij dhe për t’i dorëzuar një kërkesë Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen.

“Mirë se erdhe në Belgjikë!”- tha një nga gratë që hodhën tortën ndaj kreut të Ryanair, i cili më pas bëri shaka se ‘për fat të keq, ata ishin ambientaliste dhe kremi ishte i neveritshëm. I ftoj pasagjerët të vijnë në Irlandë, ku kremi është më i mirë”.

Ryanair iu përgjigj me humor ‘mirëpritjes së ngrohtë’ në rrjetet sociale. “Pasagjerët janë aq të kënaqur me itineraret dhe peticionet tona, saqë po festojnë me tortë,” tha ai.

michael o\\\\\\\\\\\\\\\’leary

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN