MENU
klinika

Pazaret e mbyllura

Çfarë kërkoi Koreja e Veriut nga Rusia?

19.09.2023 - 16:52

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u kthye nga Rusia me premtimet se Vladimir Putin do të ndihmonte programin e tij hapësinor, i cili do t’i mundësonte Phenianit të arrijë qëllimin e tij të kahershëm, vendosjen e një numri të madh satelitësh spiun në orbitën e Tokës, shkruan Bloomberg.

Putin dyshohet se i premtoi Kim Jong-un ndihmë në ndërtimin e satelitëve që do të lëshoheshin në hapësirë me ndihmën e raketave ruse.

Në 25 vitet e fundit Koreja e Veriut është përpjekur të vendosë një satelit shtatë herë dhe rezultatet kanë qenë shkatërruese. Pesë misione u rrëzuan në fund të detit, 2 arritën të “hedhin” diçka në hapësirë, por me një status operacional shumë të diskutueshëm.

Ndihma nga Rusia mund të ndihmojë Korenë e Veriut, duke i lejuar vendit të monitorojë lëvizjet e trupave amerikane dhe aleatëve në rajon nga orbita.

Pazaret u mbyllën në Rusi, ja çfarë do të marrë

“Satelitët janë jetik për operacionet moderne ushtarake dhe mbledhjen e inteligjencës,” tha David Schmerler, shkencëtar i lartë i asociuar në Qendrën James Martin, një institut i dedikuar për parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Rusët, shkruan Bloomberg, mund të ofrojnë gjithashtu teknologji të Phenianit që do të përmirësonte performancën e satelitëve të tyre.

Në këmbim të teknologjisë, Koreja e Veriut mund të sigurojë municione të nevojshme për luftën e Putinit në Ukrainë.

Regjimi në Phenian është “ulur” mbi një rezervë të madhe predhash artilerie dhe raketash nga epoka sovjetike që Kremlini i ka vendosur tashmë në vijat e frontit.

SHBA dhe partnerët kanë paralajmëruar tashmë se programi hapësinor i Koresë së Veriut mund të përdoret për të avancuar programin e saj të raketave.