Partia Demokratike mbledh ditën e nesërme më 2 shtator ora 11:00 Kuvendin Kombëtar.
Mësohet se gjatë mbledhjes së Kuvendit, fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj, ndërkohë pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij gati 1 orë kreu i PD, Lulzim Basha.
Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore. Komisioni i Ndryshimeve Statutore do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët.
Nesër po ashtu do të votohet këshilli i ri kombëtar dhe teksa do të ketë fjalime të hapura njëkohësisht do të votohet.
Deputetët e PD që pritet të marrin pjesë nesër:
1. Lulzim Basha
2. Oriola Pampuri
3. Andia Ulliri
4. Merita Bakiu
5. Kreshnik Collaku
6. Flutura Acka
7. Enkelejd Alibeaj
8. Eralda Bano
9. Arbi Agalliu
10. Selaudin Jakupllari
Deputetët e PD zyrtare që do të mungojnë:
1. Jorida Tabaku
2. Oriela Nebiaj
3. Ferdinand Xhaferraj
4. Dhurata Cupi
5. Xhelal Mziu
6. Dashnor Sula
7. Lefter Geshtenja
8. Qani Xhafa
9. Zheni Gjergji
10. Saimir Korreshi
11. Bledion Nallbati
12. Flamur Hoxha
13. Emilja Koliqi
14. Helidon Bushati
15. Ramdan Likaj
16. Gazment Bardhi
17. Agron Gjekmarkaj