Depresioni mund të luajë një rol direkt në zhvillimin e diabetit të tipit 2. Studiuesit kanë gjetur një lidhje gjenetike mes depresionit dhe diabetit të tipit 2, një sëmundje me të cilën jetojnë më shumë se 500 milionë njerëz në mbarë botën.
Zbulimi ka treguar detaje që lidhen me faktin se depresioni është faktor risku për këtë lloj diabeti, krahas faktorëve të tjerë si obeziteti, jeta pasive dhe gjenetika.
Dr. Elizabeth Robertson, drejtoreshë e kërkimit për diabetin në Britaninë e Madhe, tha: “Ky studim i rëndësishëm na jep njohuri të reja në lidhjet mes gjenetikës, diabetit të tipit 2 dhe depresionit, duke treguar se depresioni mund të kontribuojë në zhvillimin e diabetit të tipit 2. Diabeti i tipit 2 është kompleks, me faktorë të shumtë rreziku dhe hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ky tip diabeti është më i zakonshmëm tek njerëzit me depresion”.
Studimi përdori të dhëna nga mijëra njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe Finlandë, duke përfshirë 19,000 njerëz me diabet të tipit 2, rreth 5,000 individë të diagnostikuar me depresion dhe 153,000 të vetë-diagnostikuar me depresion.
Pedagogia Inga Prokopenko në universitetin “Surrey”, e cila drejtoi studimin, tha: “Zbulimi ynë gjen depresionin si një shkaktar të diabetit të tipit 2 dhe mund të ndihmojë në përpjekjet për parandalimin e kësaj sëmundjeje”.
Shenja paralajmëruese të diabetit
Simptomat e diabetit mund të ndodhin me kalimin e kohës ose mund të shfaqen shpejt. Llojet e ndryshme të diabetit mund të kenë shenja paralajmëruese të ngjashme ose të ndryshme. Disa shenja të përgjithshme paralajmëruese janë:
– etje ekstreme
– gojë e thatë
– urinim i shpeshtë
– uri
– lodhje
– sjellje nervoze
– shikim i turbullt
– plagët nuk shërohen shpejt
– kruajtje e lëkurës ose lëkurë e thatë
– infeksione maja.
Shenja të tjera paralajmëruese të diabetit të tipit 1
Diabeti i tipit 1 zakonisht diagnostikohet tek fëmijët dhe të rriturit e rinj, megjithëse mund të ndodhë në çdo moshë. Një fëmijë mund të përjetojë këto simptoma shtesë:
– humbje e papritur e peshës
– infeksion maja te vajzat para pubertetit
– simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë të vjella, frymë që mban erë, probleme me frymëmarrjen dhe humbje e vetëdijes.
Shenja të tjera paralajmëruese të diabetit të tipit 2
Ju nuk mund të vini re simptoma të papritura të diabetit të tipit 2, por shenjat paralajmëruese të renditura më sipër mund t’ju tërheqin vërejtjen për një gjendje serioze. Ju mund të diagnostikoheni me diabet sepse shkoni te mjeku për:
– infeksione të vazhdueshme ose plagë që shërohen ngadalë
– probleme me zemrën
– ndërlikime që shoqërohen me rritje të nivelit të sheqerit në gjak.