Si mund t’ju kapë depresioni? Të jetosh duke qenë i/e rrethuar nga njerëz të ngrysur mund t’ju bëjë të prirur për të patur gjendje depresive. Ekspertët thonë se rezultatet sugjerojnë se ndryshimi i rrethit shoqëror që jetoni mund të përdoret si një trajtim.
Sipas një studimi të ri, depresioni dhe emocionet që shoqërojnë atë mund të jenë ngjitëse.
Hulumtuesit kanë gjetur se mentaliteti i zymtë i personave të prekshëm ndaj depresionit mund të jetë infektues, duke bërë që miqtë e tyre të vuajnë gjendjen gjashtë muaj më vonë.
Hulumtimi tregon se njerëzit të cilët i përgjigjen negativisht ngjarjeve stresuese të jetës, duke i interpretuar ato si rezultat i faktorëve që ata nuk mund të ndryshojnë dhe si një reflektim për të metat e tyre, janë më të prekshëm ndaj depresionit.
Mjekët nga Universiteti Indianës i Notre Dame, vendosën që të hetojnë nëse kjo mund të jetë ‘ngjitëse’ gjatë tranzicioneve të jetës në moshë më të madhe.
Depresioni mund të jetë një përvojë tepër e izoluar.
Mjekët thonë se duke ndryshuar mjedisin e një personi mund të përdoret një pjesë e një trajtimi për depresion për shkak se ndjesitë e personave luhaten me kalimin e kohës.
Studimi tregon se depresioni ka potencialin për t’u venitur me kalimin e kohës, varësisht nga konteksti shoqëror.