MENU
klinika

“Rrezik për sigurinë e BE-së“

Dhënia e shtetësisë për rusët, KE “vërejtje” Serbisē

01.09.2023 - 11:44

Rritja e numrit të rasteve të dhënies së shtetësisë së Republikës së Serbisë me procedurë të shpejtë qytetarëve nga Rusia, ka nxitur shqetësim në Bashkimin Evropian (BE). Në BE këtë e shohin edhe si rrezik në aspektin e sigurisë pasi qytetarët që posedojnë pasaporta të Serbisë mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke iu përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë ka rikujtuar se Serbia, sikurse edhe vendet tjera të rajonit, duhet ta përshtatë politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian, shkruan REL.

“Komisioni Evropian është në dijeni për numrin e madh të shtetasve të Rusisë që janë vendosur në Serbi pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Si nga një vend kandidat, nga Serbia pritet që në mënyrë progresive të përshtatet me politikat dhe vendimet e Bashkimit Evropian. Komisioni është duke monitoruar me kujdes situatën dhe duke shkëmbyer informatat me autoritetet e Serbisë lidhur me praninë e shtetasve të Rusisë në Serbi”, ka thënë ky zëdhënës i Bashkimit Evropian.

BE-ja vazhdimisht ka kërkuar nga Serbia që të marrë parasysh shqetësimet e Brukselit dhe vendeve anëtare për rrezikun potencial që mund të krijojë prania e shtetasve të Rusisë në Serbi, e sidomos nëse ata do të pajisen me dokumente që iu mundësojnë udhëtim të papenguar në vendet e Bashkimit Evropian.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin