Një ngjarje e rëndë është bërë e njohur ditën e djeshme (19 shtator), ku në një çerdhe publike në Fushë Kosovë një 3-vjeçar është dhunuar nga edukatorët.
Gjyshi i të miturit ka folur sot mbi gjendjen e djalit të mitur dhe nënës së tij.
Ai është shprehur se të dy janë shumë të shqetësuar ndërsa shton se 3-vjeçari ka shumë frikë dhe urinon pa kontroll.
“Kur kam fol me vajzën dhe djalin e vogël, vajza është e shqetësuar shumë. Na ka ardh shumë keq për atë që ka ndodhur. Nuk e di se si mund të bëjë një nënë dhe një edukatore atë veprim. Besoj se drejtësia ka marrë masat. Drejtoresha i ka hapur te gjitha kamerat.
Mbrëmë ja kanë marr djalin dhe e kanë ekzaminuar. Ndoshta ato nuk kanë dashur me ushtru dhunë. Djali është i butë, por kur e ka pyetur vajza djalin i kanë thënë që më dhimbte barkun.
Shpresoj që kjo është e fundit, e të mos dëgjojmë më as për fëmijët e botës. I besoj drejtësisë. Djali është i shqetësuar, vajza nuk ka shkuar në punë, ai urinon pa kontroll, ka frikë. Institucionet kanë reaguar ministria, mediat, policia.
Djali është shumë i shqetësuar, i zbehtë. Unë e pyeta për si është, ai nis e qan dhe nuk dëshiron ti kthehet asaj situata. Shpresoj me kohën dhe me psikologë do bëhet më mirë. Nëna e djalit është shumë e shqetësuar, qan. Kam punuar pak më të për ta qetësuar, i kam folur. Edhe vajza edhe djali dhe familja janë të gjithë të shqetësuar”, ka deklaruar ai.