MENU
klinika

E rëndë!

Dita e parë e kopshtit, ndërron jetë fëmija 4 vjeç në Burrel

11.09.2023 - 13:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në një kopësht në Burrel. Raportohet se një fëmijë 4 vjeç është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Burime bëjnë të ditur fëmija është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopësht. Ndonëse stafi e ka dërguar në spital me një mjet privat, fatkeqësisht vogëlushi nuk ka mundur që të mbijetojë. Theksojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor në të gjithë vendin, si dhe nisjes së kopshtit.

Nga familjarët mësohet se i mituri kishte qenë me temperaturë dhe të vjella disa ditë më parë, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes së fëmijës.