MENU
klinika

Ja çfarë kanë thënë mjekët

Doli nga intubimi, miku i familjes zbulon gjendjen e Fatos Nanos

07.09.2023 - 12:51

Ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Fatos Nano, Ilir Kulla dhe mik i familjes ka treguar detaje nga gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit.

Ai tregoi se gjendja e tij është shumë më e mirë dhe mjekët janë optimistë.

“Gjendja është shumë më e mirë dhe mjekët janë optimistë. Ai është i vetëdijshëm, situata po përmirësohet. Duke e njohur sa i fortë është Fatosi, jam i bindur se do ia dalë.

Ka karakter të fortë dhe luftarak, do ia dalë. Unë nuk kam mundur ta vizitoj sepse është në reanimacion dhe mjekët thonë se ka kaluar faza e rrezikut, tani ka një punë të madhe drejt rehabilimit”, u shpreh Ilir Kulla në “Breaking News”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN