MENU
klinika

‘5 herë jo’

Donaldi zbulon emrin e këngëtarit që do të marrë pjesë në film

17.09.2023 - 13:55

‘5 herë Jo’ titullohet filmi më i ri që do të shfaqet muajin dhjetor në kinematë shqiptare dhe kurioziteti për ‘cast-in’ dhe personazhet që do të luajnë sa vjen e shtohet.

Projekti i cili po zhvillohet prej gati një viti nga Donald Veshaj dhe Bora Zemani është një komedi romantike, që flet për ata të dy, për dashurinë e tyre. Kaq, treguan dyshja pak kohë më parë në një video-mesazh duke u treguar të kujdesshëm për detajet.

Megjithatë sot Donaldi ka vendosur të publikojë emrin e një personazhi që është pjesë e produksionit të filmit. Bëhet fjalë për këngëtarin Alban Skënderaj, të cilin mesa duket do e shohim në një fushë tërësisht ndryshe, në rolin e aktorit. Ka qenë vetë Donaldi ai i cili i emocionuar ka njoftuar pjesëmarrjen e këngëtarit në projektin shumë të rëndësishëm për të dhe Borën, duke shprehur konsiderata për të.

‘Çdo ditë xhirimi bëhet dhe më e bukur me praninë e miqve të vjetër e atyre të rinj’, shkruan Donaldi në faqen zyrtare të filmit në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 5 Herë Jo (@5herejo)

Nuk e dimë ende rolin që Albani do të ketë në film dhe deri atëherë nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga arsyet e ndarjes tek kënga dedikuar asaj

Donaldi rrëfehet për lidhjen me Bora Zemanin

Marrëdhënia e çiftit sërish në krizë

Çfarë po ndodh mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt?