MENU
klinika

Megaoperacioni 'Tempulli'

Drejtori i Policisë së Elbasanit paralajmëron: Do të ketë të arrestuar të tjerë!

20.09.2023 - 17:09

Përdorimi i drogës nga adoleshentë, por dhe nga nxënës shkolle po kthehet në një problem alarmant për shoqërinë shqiptare. Ky fenomen alarmant nxiti dhe megaoperacionin e koduar “Tempulli” që u ndërmor në disa qytete për të goditur grupet kriminale që merren me shpërndarjen e drogës afër shkollave por dhe në blloqe banimi.

“Ndjeva dhimbje si baba e më shton përpjekjen. Pjesa e trishtë e kësaj historie është se rastet janë shtuar. Kjo na ka mobilizuar nisur dhe nga ankesat për të ndërmarrë luftën kundër këtij fenomeni” komentoi drejtori i drejtori i policisë së Elbasanit, Ilir Proda.

Kreu i policisë së Elbasanit garantoi se megaoperacioni Tempulli do të vijojë.

“Policia është e përkushtuar dhe operacioni do të vazhdojë. Të garantoj se do të ketë arrestuar të tjerë. Ka goxha të evidentuar. Tempulli është një operacion që do të vijojë. Ky opeacion do të vijojë dhe e deklaroj me përgjegjësi”-tha Proda.