Përveç familjes Berisha, duket se SPAK do të fundosë edhe Ilir Metën. Altin Dumani pati sot një takim me gazetarët dhe ka dhënë detaje për të gjitha dosjet hetimore. I pyetur për aferën e CEZ, ai ka thënë se është doje prioritare.
Mes shumë personazheve, kryesori që është pyetur për çështjen është Kastriot Ismailaj, i vetmi i arrestuar dhe i vetmi i dënuar për akuzën e mashtrimit. Ismailaj u dënua me 11 vite burgim. Ndërkohë, Romeo Karaj ka dorëzuar një kallëzim tjetër penal që për shkak të kompetencave përfshiu SPAK jo vetëm për dyshimet se aty mund të jetë kryer korrupsion, por për shkak të emrave të ish-funksionarëve të denoncuar, midis tyre ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Po ashtu ia ka konfirmuar se ka dërguar SPAK letër-porosi në SHBA lidhur me dosjet e tjera të Ilir Metës, siç është ajo e lobimeve. Po ashtu Dumani kofirmoi se ka njerëz në politikë që bashkëpunojnë me krimin.
Detaje nga biseda me gazetarët
-A ka njerëz të pushtetshëm të përfshire në ngjarje kriminale?
Është thënë publikisht që janë gjetur komunikime në aplikacionin SKY. Ka pasur aludime për lidhje të personave të pushtetshëm në krim.
-A ka përpjekje për të hequr emra të rëndësishëm nga çështjet hetimore?
Absolutisht që jo. Kush do i heqë? Si mund të ketë manipulime.
-Operacioni Metamorfoza, në Strasburg është arrestuar Behari. Kur do të ekstradohet?
E kemi dërguar kërkesën për ekstradim. Presim finalizimin e procedurave.
-A do të ekstradohet Laert Haxhiu?
Po punohet.
-Familjaret e Ervis Martinaj kanë dorëzuar një celular, çfarë po bën SPAK për këtë?
Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetojmë.
-Marrëveshja me Dubain për ekstradimet? Fondet publike që janë në hetim dhe personat që fshihen atje?
E kam ngritur unë u pari si shqetësim mungesën e marrëveshjes së ekstradimit me Emiratet e Bashkuara Arabe ne Parlament. Shpresoj për progres, ngjarja më e fundit ishte ndalimi dhe lënia e lirë e Josifit.
-Arrestimi i Leonard Dukës në Belgjikë, në çfarë faze është ekstradimi?
Nuk e kam këtë informacion.
-Do të kemi një bilanc të punës së prokurorëve. Sa çështje heton secili? Sa është numri i çështjeve?
Unë e kam bilancin personalisht, shoh volumin e secilit prokuror. Ne vlerësohemi nga KLP, një prokuror është në fazë vlerësimi aktualisht. I takon KLP vlerësimi.”
-Kanabisi në Berat, bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal? Në çfarë faze janë hetimet
Hetimet po vazhdojnë. Nuk mund të them më shumë.