MENU
klinika

Policia jep detaje

E rëndë në Vlorë, plagoset me thikë një 33-vjeçar

23.09.2023 - 10:52

Një person i plagosur me thikë është paraqitur në spitalin e Vlorës, paraditen e kësaj të shtune.

Mësohet se i plagosuri është një 33-vjeçar, i identifikuar si A.Meçorapaj, i cili ka marr disa plagë në pjesën e barkut.

Sipas policisë, dyshohet se i plagosuri është përfshirë në një sherr, që ka ndodhur për motive banale pas nje grindjeje të çastit.