Superliga shqiptare mbylli në fundjavë raundin e dytë, teksa skuadrat janë ende në fazën e përmirësimit nga ndryshimet e shumta të ndodhura në merkaton e verës. Dhjetë klubet e elitës ndryshuan në masë, ndërsa ekipet e elitës ia dolën që të mbajnë boshtin në një farë mase.
Për t’u evidentuar edhe mosha mesatare e skuadrave, ndërsa bie në sy se Egnatia është ekipi me moshën më të madhe. 25.6 vjeç është mosha mesatare e lojtarëve të drejtuar nga Edlir Tetova, duke lënë pas Tiranën dhe Vllazninë. Dinamo ka formuar një ekip me lojtarë të rinj, teksa njëjtë si Partizani mosha mesatare e “Demave” është 23,3.
Edhe Skënderbeu me Kukësin kanë besuar te të rinjtë, teksa Laçi mban “rekordin” e moshës. 21.1 është mosha mesatare e lojtarëve që Skerdi Bejzade ka në dispozicion.
Duket se nga ky fakt, në Shqipëri kanë hequr dorë nga afrimet e lojtarëve të huaj dhe në moshë të madhe, duke i besuar në masë talentit vendas dhe në moshë të re. Më në fund po fryn një fllad i ngrohtë për akademitë e futbollit në Shqipëri.
Mosha mesatare e skuadrave të Superligës shqiptare:
Egnatia – 25.6
Tirana 25
Vllaznia – 24
Erzeni – 23.9
Teuta – 23.9
Dinamo – 23.3
Partizani – 23.3
Skënderbeu – 23.1
Kukësi – 22.7
Laçi – 21.1