MENU
klinika

Masakra “Panda”

Eksperti i sigurisë: Vuçiç mund të merret si i pandehur

07.09.2023 - 10:56

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mund të thirret si dëshmitar në lidhje me masakrën “Panda”, të ndodhur 25 vite më parë në një kafene në qytetin e Pejës, ku u vranë 5 gjimnazistë serbë. I ftuar në një intervistë televizive, eksperti i sigurisë Bedri Elezi, tha se ky zhvillim është një hap pozitiv, pasi dhe vetë serbët lokal po e kuptojnë se kanë në krye të shtetit një kriminel lufte. Elezi theksoi se masakra dihet botërisht se u krye nga shërbimet sekrete serbe, për të akuzuar më pas UÇK-në, por tashmë sipas tij ka ardhur koha që të mbajnë përgjegjësi personat që e urdhëruan një krim të tillë.

Ai shtoi se nëse Vuçiç merret në cilësinë e dëshmitarit, nga hetimet shumë shpejt mund të kalojë dhe si i pandehur në këtë çështje pasi në kohën e ngjarjes ishte ministër i Informimit në qeverinë e atëhershme të “Bashkimit Kombëtar” të Mirko Marjanoviçit.

Në prononcimet e tij mediatike Vuçiç e ka rekomanduar veten si dëshmitar duke u mburrur në media për njohuritë e tij “tronditëse” për “Panda”.

“Në aspektin e dejtësisë ky është sinjali më i mirë i mundshëm që vjen nga Beogradi në lidhje me përgjegjësinë e këtij rasti shumë të rëndë. Ne e kemi ngritur shqetësimin se ky rast është bërë nga strukturat e sigurisë së Serbisë, por tani është kërkesa e vetë serbëve lokal për të vendosur presidentin serb përballë përgjegjësisë në të cilin duket se është implikuar. Ky rast ëshë një sinjal se vetë serbët lokal aty e kanë kuptuar se në krye të tyre është një kriminel lufte dhe e dinë që është i përfshirë në këtë çështje. Dëshmia e tij mund të shndërrohet në një pozitë ku vetë presidenti i Serbisë mund të jetë në krahun e të pandehurit dhe mund të akuzohet për pjesëmarrje ose mbështetje të operacionit “Panda”, ku u vranë të rinjtë serbë për të akuzuar më pas UÇK-në. Ajo që ka ndodhur dihet tani, por duhet të zbulohen personat përgjegjës”, tha Elezi.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!