MENU
klinika

FOTOT

Ekstremist që pozonte me armë, kush është terroristi serb që u vra në Zveçan

24.09.2023 - 19:19

Gjatë sulmeve dhe tensioneve në veri, policia e Kosovës ka vrarë 3 nga agresorët. Një prej tyre është serb dhe është identifikuar si Radomir Poçuça. Fotot e tij në rrjetet sociale tregojnë se ishte një ekstremist dhe që qëndronte i armatosur.

Informacionet zyrtare të deritanishme nga Kosova kanë konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi. Po ashtu raportohet per dy sulmues të vrarë dhe 4 serbë të arrestuar. Tensionet ende vijojnë.

Vuçiç: Perëndimi do thotë se nuk kam mundësi t’i bëj presion dhe…

“Zgjedhjet në zonat serbe nuk do të mbahen për shkak të Kurtit”

Mijëra të infektuar brenda një jave

Kovidi rikthehet frikshëm në Serbi

“Hajdutët i bënë pritë 400 m larg shtëpisë”

U vra në makinë, flet vjehrri i 33-vjeçares