MENU
klinika

Alarmi i Borrell

Emigrantët mund ta shpërbëjnë BE-në…

23.09.2023 - 12:39

“Emigracioni përfaqëson një divergjencë edhe më të madhe për Bashkimin Evropian. Dhe mund të jetë një forcë shpërbërëse.”

Me këto fjalë në një intervistë për gazetën britanike Guardian, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, u shpreh për emergjencën e emigrantëve, që për ditë të tëra është shfaqur përgjatë brigjeve italiane.

Në Lampedusa, më shumë se 70 zbarkime ndodhën midis 11 dhe 12 shtatorit. Borrell deklaroi se, në Kontinentin e Vjetër, era e nacionalizmit po fryn fuqishëm, por, në krahasim me disa vite më parë, kjo nuk duhet t’i atribuohet një neverie a priori ndaj BE-së dhe institucioneve të saj, por faktit që mijëra emigrantë vazhdojnë të zbarkojnë në bregun verior të Mesdheut.


Përfaqësuesi i Lartë tha: “Nacionalizmi është në rritje në Evropë, por është më shumë çështje migrimi sesa euroskepticizmi. Në realitet, kishte frikë se Brexit ishte një epidemi. Dhe nuk ishte. Ishte më shumë një vaksinë. Askush nuk dëshiron të ndjekë daljen e britanikëve nga Bashkimi Evropian”.

Borrell tha se kriza e migracionit nuk është nxitur nga lufta në Ukrainë pasi çështja ka rrënjë të thella dhe ngjarjet që shkaktuan urgjencën ishin lufta në Libi në 2011 dhe lufta civile siriane që shpërtheu në 2012, megjithëse nuk e mohojnë këtë.

Putini dhe Rusia mund të përfitojnë nga kjo situate, për të dobësuar vendet evropiane dhe për të minuar fuqinë e demokracive. Sipas Komisionerit të Lartë, është e qartë se kufijtë Bashkimit duhet të mbrohen dhe se problemet e një vendi, jehojnë në të 27 vendet anëtare.

Në këtë drejtim, ai deklaroi se Memorandumi i fundit, i nënshkruar nga Bashkimi Evropian, me iniciativën e Italisë, është hapi i parë i nevojshëm.