MENU
klinika

"Bashkëpunojmë nëse plotëson…"

Evi Kokalari “tradhton” Berishën, ftesë Lulzim Bashës

07.09.2023 - 18:06

Themeluesja e Lëvizjes Konservatore, Evi Kokalari, ka folur sot për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe bashkimin e grupimit Berisha-Bardhi. Ajo u shpreh në një lidhje live në “Euroneës Albania” se ajo personalisht dhe Lëvizja Konservatore nuk do të bashkëpunojnë më me Sali Berishën, të cilin e ka mbështetur më herët.

Ajo la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Lulzim Bashën, ku me këtë të fundit Kokalari ka patur përplasje në distancë. Aktivistja theksoi se nëse kryedemokrati Basha plotëson disa nga kushtet e lëvizjes së saj, atëherë mund të bashkëpunojnë në largimin e kryeministrit Edi Rama në vitin 2025.

“Unë do jem në Shqipëri në tetor dhe jam shumë e hapur të ulem me Lulzim Bashën. Po me Lulzim Bashën nuk mund të jem në koalicion, po qe se Lulzim Basha nuk arrin të bie dakord me disa gjëra që unë dua të bëj. Në 2025-ën ne e heqim Edi Ramën, dhe ato që dua unë janë shumë ekstreme.

Në qoftë se Basha firmos një letër që bie dakord me katër, pesë pika, që unë dua të realizoj në Shqipëri, ulem të diskutoj në detaje dhe them që ajo është PD-ja zyrtare që duhet forcuar. Është e vetmja mënyrë që ndoshta mund ta fitojmë 2025. Është për të parë se shumë gjëra kanë ndryshuar. Me Berishën nuk kam asnjë komunikim dhe nuk ka asnjë arsye për të pasur një komunikim. ” – tha Kokalari.