Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar mbi deklaratat e sotme të Sali Berishës sa i takon raporteve me Gazmet Bardhin. Gazetarët sot në mesditë e pyetën Berishën nëse pranon që Bardhi të garojë për kryeministër në logon e PD, por Kokalari shprehet se Berishe ka zgjedhur se kë do kandidojë për kryeministër Ilir Metën në zgjedhjet e 2025.
“Kryeministër nuk do bëj Bardhin ai, por Metën. Është Sali Berisha ai, o budallenj. Negocion vetëm me sojin e vet. Rithemelimi u shkri”, shkruan ajo.
Gjatë konferencës për gazetarët, Berisha u shpreh se ai nuk do të jetë automatikisht kryeministri i ardhshëm në rast se PD e Rithemelimit do fitojë zgjedhjet e 2025.
Ai tha se do ketë një garë të dytë për postin e kreut të ri të qeverisë, teksa tha se ai është i vetmi kryetar partie ne Europë që do e realizojë një gjë të tillë.
“E zgjidh çdo gjë vota. Unë jam i vetmi kryetar paritë në Evropë dhe ne botë, që kam deklaruar se pas fitores në zgjedhje nuk do të thotë automatikisht kryeministër. Do të thotë një garë e dytë e kandidatëve të tjerë për kryeministër, nga ekipi”, tha Berisha.