07.09.2023 - 12:30
Një 60-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke u kujdesur për bimët kanabis që kishte mbjellë në tokën e tij, në fshatin Ngjeqar, Roskovec.
Shtetasi B.G ishte duke ujitur bimët narkotike që kishte kultivuar në tokën e mbjellë me misër, me qëllim fshehjen e tyre. Ai u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 17 bimë narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.