MENU
klinika

Nisin aludimet e para

Filmi i dytë i “Barbie” do të jetë pa Margot Robbie

23.09.2023 - 15:02

Lajm i keq për ata që e pëlqyen filmin Barbie pasi duket se vazhdimi i përfolur do t’i mungojë Margot Robbie.

Siç raporton Radar Online, edhe nëse do i ofroheshin miliarda, do të ishte e çmendur të pranonte.

Edhe sikur një pjesëmarrje në filmin e dytë të sillte edhe më shumë para në llogarinë e saj, ajo duket se do e refuzoj.

Kështu që Warner Bros është duke përgatitur Barbie 2 me Kenin e Ryan Gosling, ndërsa për rolin Barbie do të fokusohen te një aktore tjetër.

Për momentin këto janë thashetheme të pakonfirmuara, megjithatë nuk është diçka që nuk do të ndodhë pasi Margot Robbie si Barbie ka përfunduar si etap në film dhe nëse ajo vjen sërish do të duhet të fillojë nga 0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ortopedët paralajmërojnë lëndime

Këmbët e Barbit po bëjnë ‘namin’ në TikTok