MENU
klinika

Skuderia merr titullin kampion

Formula 1/ Verstappen rikthehet shpejt fitues

24.09.2023 - 15:48

Max Verstappen është rikthyer shpejt te fitorja në Formula 1 pas javës së kaluar kur Carlos Sainz triumfoi në Singapor. Sot në Japoni holandezi dominoi Çmimin e Madh të Japonisë, duke i siguruar Red Bullit titullin e gjashtë për Konstruktor në garën e 16 të sezonit.

Në podium u ngjitën edhe dy pilotët e McLaren, me Lando Norris në vendin e dytë dhe Oscar Piastri në të tretin. Në vendin e katërt u klasifikua makina Ferrari e Charles Leclerc dhe pas tij Leëis Hamilton me Mercedes. Kështu jo vetëm për konstruktor, por makina Red Bull e Verstappen është shumë pranë që të shpallet kampione. Për holandezin do ishte titulli i 3 rradhazi.

Momente paniku për lojtarin e Kombëtares

Përplasja e frikshme, gjakoset Broja

Nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve nga UEFA

Shqipëria në finalet e EURO 2024

Publikohen oraret për ndeshjet

Super sfidat e Shqipërisë në EURO 2024