MENU
klinika

Veprimi ngjall polemika

Fredi Beleri “futet” në fushatën greke, kryebashkiaku Athinës kërkon vota me emrin e tij

20.09.2023 - 20:17

Në prag të zgjedhjeve lokale në Greqi ka nisur nga politikanët grek të përdoret dhe çështja Beleri. Mesa duket çështja e shumë për folur në Shqipëri por e komentuar jo pak dhe nga pala greke ka nisur të zërë vend si kartë elektorale për partitë politike greke.

Tërheqja e të ashtuquajturve vorioepiriotë që janë një pjesë e konsiderueshme që jetojnë në Greqi, kanë bërë veçanërisht kreun e Bashkisë së Athinës Kostas Bakojanis ta komentojë zhvillimin që po ndodh me kryebashkiakun e Himarrës.

Duhet theksuar se Bakojanis disa javë më parë ishte me një grup politikanësh grek, pjesë e protestës në Himarrë në mbështetje të Fredi Belerit. Bakojanis ka reaguar në FB ku është përballur me një sërë kritikash nga komentuesit lidhet me qëndrimet e tij. Komentuesit i kanë quajtur qëndrimet e Bakojanist të dyfishta duke e krahasuar me qëndrimet kontradiktore që krijohen nëse përmendet çështja gati e ngjashme politikanit grek Ilias Kasiridhas.Pas komentit të Bakojanisit, politikanit të Demokracisë së Re, për Belerin, mbi shtetin shqiptar, që duke mos i lejuar betimin kryebashkiakut të Himarrës tregon se nuk është në shinat e shtetit ligjor.