MENU
klinika

“Çfarë autogoli”

Fuga: Basha, njeriu më i lumtur nga bashkimi deputetëve të opozitës!

06.09.2023 - 10:48

Akademiku Artan Fuga u shpreh se njeriu më i lumtur nga bashkimi deputetëve të opozitës ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Fuga u shpreh se ky ishte një “autogol” nga ana e deputetëve të opozitës, pasi sipas tij, “Basha i shpall tashmë të larguar, krijon grupin e vet me nëntë a më shumë deputetë, dhe i ka të gjitha: vulën, grupin e deputetëve, gjithçka i duhet për të pasur përsëri vende deputetësh në Kuvendin e ardhshëm”.

Postimi i plotë:

Kush është njeriu më i lumtur nga bashkimi deputetëve të opozitës në sallën “Basha” të Hotel Tiranës?

Në ka njeri që duhet të gëzohet më shumë se të gjithë nga “bashkimi” i djeshëm i 43 deputetëve në sallën “Ba(l)sha” të hotel Tiranës, është pikërisht Lulzim Basha!

Basha fitoi te Balsha!
Në vend që këta 43 deputetë të shkojnë të bashkohen me grupin e deputetëve të gjoja PD, ose të pd së vulës, a nuk di si e quajnë, dhe të bëjnë shumicën absolute atje, pra të marrin kontrollin e grupit, dalin më vete gjoja kundër Bashës. Pra, ikin nga grupi i PD zyrtare.

Prodhojnë efektin e kundërt!

Lulzim Basha rehat rehat i shpall tashmë të larguar, krijon grupin e vet me nëntë a më shumë deputetë, dhe i ka të gjitha: vulën, grupin e deputetëve, gjithçka i duhet për të pasur përsëri vende deputetësh në Kuvendin e ardhshëm.

Cfarë autogoliiiiiii!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN