MENU
klinika

“Të arratisurit mund të sulmojnë sërish!”

Gazetarja Lala zbardh detaje nga sulmi në Veri: Grupi është i armatosur me pajisje të sofistikuara!

25.09.2023 - 22:05

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur detaje nga sulmi i një dite më parë (24 shtator) në Veri të Kosovës, ku në Banjska një grup kriminal sulmoi policinë e Kosovës, ku dhe mbëti i vdekur efektivi Afrim Bunjaku.

E ftuar në në emisionin “Open” në News24, Lala deklaroi se rreth 30 persona të armatosur me pajisje të sofistikuara, arritën që t’i shpëtonin policisë, ndërsa shtoi më tej se “nuk përjashtohet mundësia që ata të sulmojnë sërish”.

“Ka pasur dhunë, por jo si në këtë situatë që çoi te vrasja e policit. Anëtarë të grupit kriminal, apo terroristë, mund të futen serish në veprim, përsa kohë janë në arrati. Nuk ka dijeni nëse ata persona janë brenda apo jashtë Kosovës”, tha gazetarja Lala.

Më tej, ajo u shpreh se në manastirin e Banjskës, ishte vendosur grupi dhe armatimi, ndërsa ajo që u shfaq është një pjesë e arsenalit të armëve, pasi “kishte dhe dronë, apo dhe pajisje kundër mjegullës”.

Pjesë nga fjala e saj

Në raport me atë se çka ka ndodhur mëngjesin e së dielës, situata është më e qetë. Policia ka kontroll mbi këtë zonë. Një pjesë e personave të armatosur, janë arratisur. Mendohet se janë 30 persona në arrati. Situata është jo vetëm kritike, por shqetësuese. Ata janë të armatosur mirë, me armatime të vitit 2022.

Ka pasur dhunë, por jo si në këtë situatë që çoi te vrasja e policit. Anëtarë të grupit kriminal, apo terroristë, mund të futen serish në veprim, përsa kohë janë në arrati. Nuk ka dijeni nëse ata persona janë brenda apo jashtë Kosovës. Në orën 2 e 43 të mëngjesit të së dielës, forcat e policisë së Kosovës janë konstatuar se ishin vendosur në Banjskë dy kamionë pa targa që kishin bllokuar rrugë. Në atë moment policët janë gjetur në një sulm të paprecedentë, me armë zjarri dhe granata, ku për pasojë ka vdekur polici.

Banjska është një fshat i thellë, që ka dy degëzime, që të çon në Jarinjë dhe në manastirin e Banjskës, atje ku ishte vendosur grupi dhe armatimi. Ajo që u shfaq është një pjesë e arsenalit të armëve, por kishte dhe dronë, apo dhe pajisje kundër mjegullës. Këto elemente kriminale ishin në manastir. Policia ka tentuar me të gjitha kushtet që të bëjë thirrje për dorëzimin e grupit të armatosur. Në manastir ndodheshin dhe 40 pelegrinë të paqes.

Pjesëtarët e armatosur mund të merrnin dhe peng pelegrinët. Këta pjesëtarë nuk i janë përgjigjur thirrjes, por iu kundërpërgjigjën me armë zjarri. Ndërkohë një person u gjet i pajetë sot në këtë zonë, ndërsa 6 persona janë të plagosur në spital në Novi Pazar. Në këtë fshat është e pamundur që të kalohet, pasi mendohet se zona është e minuar dhe mund të bëhet rrezik. Në këtë zonë shkojnë trupa të specializuar për të bërë çminimin e zonës.

Më është konfirmuar se ky aksion është duke vijuar dhe nuk përjashtohet mundësia që mund të ketë të tjerë persona të vrarë në këtë zonë. Ministri i Brendshëm tha se përveç arsenalit, tha se janë gjetur harta dhe dokumente, që flasin dhe dëshmojnë një sulm të organizuar, që është organizuar përgjatë muajve të fundit. Ai nuk dha shpjegime se cili do të ishte qëllimi final dhe se kush zona do të ishin objekt i sulmit. Njëri prej të arrestuarve është pjesë e një organizate terroriste. Një prej të akuzave është dhe Millan Radoiçiç, nënkryetari i Listës Serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I bllokuan rrugën me kamionë dhe…

Ky është Polici që u vra sot në veri të Kosovës


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!