MENU
klinika

Dyshohen për të paktën 6 vrasje

Gazetarja Lala zbulon si u godit grupi kriminal i Laert Haxhiut

28.09.2023 - 18:02

Të tjera detaje kanë dalë rreth shkatërrimit të grupit kriminal të vrasësve me pagesë, të drejtuar nga Laert Haxhiu, të cilët dyshohet se kanë ekzekutuar të paktën 6 persona.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për News 24 disa nga temat dhe informacionet e marra nga komunikimi i kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit, me gazetarët e kronikës së zezë.

Lala zbuloi detajet sesi u arrit të zbërthej grupi i strukturuar kriminal, me në krye Laert Haxhiun, i njohur si kundërshtarë i Aldi Bares

“Bëhet fjalë për të një penduar të drejtësisë, Artan Tafani. Është arrestuar nga forcat Operacionale, të cilët kishin arritur me metoda speciale, është një pajisje përgjuese që po përdoret për lokalizimin e personave që janë në kërkim për vepra penale. Në fillim ishte i dyshuar për një grabitje, por gjatë gjurmimit të tij, policia zbuloi se një servis, ku dyshohej se automjetet e përdorura në vrasje të ishin çmontuar aty, dhe në shenjat e gishtave doli dhe Tafani. Ai u rrëfye për vrasjen e parë që ka kryer, vrasjen e Elton Mermalit, pjesë e bandës së Aldo Bares.

Nëna e Elton Mermalit edhe pse e moshuar deklaroi në prokurori se autor i vrasjes së djalit ishte Laert Haxhiu dhe dha detaje. Ka pasur një reagim të tmerrshëm nga babai i Laert Haxhiut duke insistuar se faktet nuk ishin të vërtete, por koha i dha të drejtë. Tafani e pranoi vrasjen, rezultojnë 6 vrasje të kryera prej tij. Grupi drejtohej nga Laert Haxhiu, një personazh i jashtëzakonshëm i botës së krimit. Është dënuar me 18 vite burg për një vrasje. Më 2017 tentoi të vriste nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Ai arriti të shpëtonte, por u vranë tre të tjerë. Janë dy të dënuar me burg të përjetshëm për masakrën e Lushnjës.

Është arrestuar edhe e dashura e tij, (e Laert Haxhiut), e cila akuzohet për moskallëzim krimi dhe dhënie ndihme. Ajo i ka dhënë ndihmë që të fshihej”, u shpreh gazetarja Lala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një nga vrasësit më të kërkuar në Shqipëri

“Hesape të hapura…”, Artan Hoxha: Kush po vret sot në Lushnje?

"Djali im ndodhet në arrati, se këtu s’ka drejtësi"

Në kërkim për masakrën e Lushnjës, flet i ati i Laert Haxhiut