MENU
klinika

Operacion antidrogë Shqipëri-Mal i Zi

Gjenden 300 kilogram kanabis në një kamion të ngarkuar me dërrasa

17.09.2023 - 12:47

Një operacion antidrogë është zhvilluar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi gjatë ditës së sotme.

Gjatë operacionit, janë gjetur 300 kilogram kanabis në një kamion të ngarkuar me dërrasa dhe paleta.

Sipas burimeve nga Policia, në kamion ishin dy shtetas, drejtuesi dhe i ati i tij, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia e Shtetit:

Bashkëpunim i ngushtë me partnerët, për hetimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike.

Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti, në bashkëpunim me policinë Malazeze janë duke hetuar një rast të trafikimit të një sasie rreth 300 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi.

Policitë e dy vendeve, kanë intensifikuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.