Caktohet seanca e parë në GJKKO ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Ky i fundit ka bërë dy kërkesa për leje të veçantë që të marrë pjesë në procesin e votimit, por burgjet ia kanë refuzuar. SPAK kërkon gjykimin e Belerit për korrupsion zgjedhor, pasi sipas akuzës u kap dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit duke blerë vota.
Më 14 shtator Beleri pritet të jetë i pranishëm në seancën paraprake.
Ndërkohë ai ka paraqitur sot dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë. Në një prej tyre kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë. Në rekursin tjetër Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar./Dosja.al