MENU
klinika

Ja si funksionon

Gjobat e rrugores tashmë në e-Albania, njoftimi vjen për 10 minuta

19.09.2023 - 16:44

Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë njoftuar qytetarët se gjobat e shkeljeve rrugore do të merren në portalin e-Albania.

Drejtori i Përgjithshëm i Policsë, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se çdo qytetarë do të marrë në kohë reale konstatimet e Policisë Rrugore. Do të duhet konfirmimi me adresën e emailit dhe numrin e telefonit të qytetarit, në mënyrë që të regjistrohen në e-Albania. Ai tregon se pas regjistrimit, qytetari do të marrë njoftimin për masën ndëshkimore në kohë reale brenda 10 minutave.

“Çdo qytetar merr në kohë reale konstatimet e Policisë Rrugore. Duhet konfirmimi me adresë emaili nga qytetari dhe numri i telefonit. Brenda 7 deri n10 minuta merr njoftimin real për masën ndëshkimore. Nëpërmjet kësaj shmangim shqetësimet me qytetarët që ankohen për marrjen e një gjobe”, është shprehur Rrumbullaku

Ministri i Brendshëm, i shoqëruar nga Rrumbullaku i ka bërë thirrje çdo qytetari që të regjistrohet në e-Albania nesë do që të njoftohet në kohë reale për marrjen e penalitetit rrugor.

“I bëjmë thirrje cdo qytetari që nëse do të njoftohet në moment për marrjen penalitetit rrugor duhet të logohet në e albania dhe të regjistrohet dhe në momenti nqë kryen një shkelje rrugore vjen në telefon”, njofton Balla.

Gjithashtu, një polic i Rrugores përkrah Rrumbullakut dhe Ballës shpjegoi se nëse gjoba hidhet në tabletet e policisë, gjoba regjistrohet në moment. Sipas tij, kamerat e vendosura në rrugë dhe ato të policisë aksesojnë sistemin dhe e dërgojnë gjobën direkt në portalin e-Albania nëpërmjent AKSH.

“Nëse hidhet në tablet masa regjistrohet gjoba dhe AKSH lidhet me portalin e albania dhe gjoba vjen në kohë reale. Qytetari fiton 50% ulje. Duke vendosur kamera ato direkt aksesojnë sistem dhe çojnë gjobën direkt nga kamerat e policisë rrugore”, tha efektivi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndryshime edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

“Lëvizjet në komisariatin e Krujës, jo vetëm nga sherri, por…”