MENU
klinika

"Figurë komike"

Haxhiu ‘zbërthen’ lëvizjet e Bardhit: Gjithçka po e bën vetëm të jetë në listën e Berishës

19.09.2023 - 16:50

Gazetari Baton Haxhiu tha se pavarësisht se e ka pëlqyer Gazment Bardhin, tashmë ai ka kaluar në pozicionin e një figure komike që gjithçka po e bën vetëm të jetë në listën e Sali Berishës.

Sipas gazetarit, gjithçka po bëhet tani është vetëm për zgjedhjet e vitit 2025.

“Bardhi do të jetë një prej figurave që unë e kam pëlqyer, por do të jetë një prej figurave komike në këtë proces, pikërisht sepse të ardhmen e sheh brenda një strukture konjukturale për të qenë ose për të fituar postin e deputetit dhe asgjë më shumë dhe një njeri i cili ka bërë beteja publike ta zhvendosë veten…

Mendoj që deputetët e tjerë janë pa ndonjë kredibilitet publik, janë të vlerësuar nga vendet ku vijnë, por nuk kanë treguar asgjë dhe fakti që Bardhi i cili e ka mbajtur barrën kryesore gjatë kësaj periudhe, kundër Berishës dhe të tjerëve dhe shkon në shtratin e tij, ka të bëjë me dinjitetin dhe problemi është që këtu dinjiteti ka humbur me kohë e njerëzit kanë kaluar tërësisht në një pozicion pragmatik.

Ky pragmatizëm është i përqendruar te zgjedhjet e vitit 2025 që me siguri Bardhi mendon se do të jetë në listën e Berishës ose në partinë që vjen, sepse çështja e partisë tashmë ka përfunduar,” – u shpreh Haxhiu për Euronews Albania.