Jugu i Shqipërisë vijon të jetë i mbushur plot me pushues.
Në plazhet e Himarës duket se tashmë turizmi është afat gjatë, siç duket dhe nga pamjet, pushuesit vijojnë të pushojnë në këtë periudhë shtatori.
Sipas njësive që merren me turizmin ky sezon ka qenë i suksesshëm dhe sipas prenotimeve shtatori do të jetë plot me pushues.
“Kemi goxha kërkesa, shumë interesante është që po zhvillohet turizmi i Shqipërisë”– shprehet pronari i një biznesi.
Plazhet, restorantet, hotelet janë plot me pushues kryesisht të huaj.
“Vij nga Gjermania dhe prej dy javësh ndodhem këtu. Do të qëndroj dhe dy javë të tjera.pasi kemi bërë hiking, pjesën tjetër të pushimeve do ti shfrytëzojnë Himaren për rreze dielli. Një shoqja ime kishte qenë para një muaji në Himarë, dhe ajo kë sugjeroj të vija këtu.
Vij nga Gjermania , zgjodhëm Himarën pasi Vlora ka qenë shumë e ngarkuar, këtu është më qetë, moti këtu është fantastik, në gjermani kemi shi.
Unë jam Nina, sapo kam nisur pushimet tani në shtator dhe është dita ime e parë, dhe jam kurioze të shoh sa ndryshe është nga Ksamili Himara. Duam të eksplorojmë gjiret qe kjo zonë ofron si Grama etj.
Vendosa të bëjë disa ditë pushime në Himarë, pasi është një vend i qetë, njerëz te mrekullueshëm dhe plazhe shumë te bukura. Vitin tjetër do të vijë sërish.
Hera e parë qe ndodhem në Evropë dhe pikërisht në Shqipëri, po kaloj shumë bukur. Shtatori është i veçantë, pasi nuk është shumë vapë, dhe mund të shijosh plazhet pa njerëz shumë dhe zhurmë.”- shprehen turistët.