MENU
klinika

Analiza

Hungaria po bëhet sërish “fëmija problematik” në NATO

19.09.2023 - 16:54

Nuk është “e sigurt” që Hungaria duhet të miratojë ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO, tha kryetari i parlamentit hungarez për televizionin lokal HirTV gjatë fundjavës, duke sinjalizuar një vonesë të mundshme të mëtejshme në proces.

Procesi i ratifikimit të Hungarisë ka ngecur në parlament që nga korriku i vitit 2022 dhe Budapesti ka shprehur shqetësim për anëtarësimin e Suedisë në NATO për shkak të kritikave të politikanëve suedezë për khimin demokratik të Hungarisë.

Dy vende anëtare, Turqia dhe Hungaria nuk e kanë ratifikuar ende ofertën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.”Ne nuk kemi nevojë për një aleat që ka një mendim të tillë për ne,” tha Laszlo Kover.

Ai i referohej një filmi të shkurtër arsimor suedez për studentët, që kritikon gjendjen e demokracisë në Hungari.

Foreign Policy: despite his promise, PM Orbán will not allow Sweden to  enter NATO - UPDATED - Daily News Hungary

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto i ka dërguar tashmë një letër të hapur kolegut të tij suedez në të cilën thekson se kërkesa që parlamenti hungarez të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe sulmi ndaj demokracisë hungareze janë reciprokisht kontradiktore.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dha dritën jeshile për pranimin e Suedisë në NATO në samitin e aleancës në Vilnius në korrik.Suedia dhe Finlanda aplikuan për NATO vitin e kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës.

Finlanda mori dritën jeshile në prill, por Suedia frenohet nga Turqia dhe Hungaria.

Budapesti ka thënë se do të miratojë anëtarësimin e Suedisë sapo Turqia ta bëjë këtë.

Sakaq, Hungaria është kritikuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian për rënien e demokracisë në vend prej vitesh.

Shtatorin e kaluar, një raport nga Parlamenti Evropian tha se ishte kthyer në një “autokraci zgjedhore”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vështirësohet hyrja e hungarezëve në vend

“Trumpi europian” merr goditjen e radhës nga SHBA