MENU
klinika

Analiza

I mbijetoi luftës, por Zelensky-n mund ta rrëzojë korrupsioni…

14.09.2023 - 10:32

Në median Strana ka një artikull intrigues, që ka të bëjë me heroin e dy botëve në Ukrainë.

Midis korrikut dhe gushtit, tre studime sociologjike kryen një sondazh në Ukrainë mbi perceptimin e korrupsionit që është i shfrenuar në vend, çmimin e pagoi edhe ministri i Mbrojtjes Reznikov, i cili kohët e fundit dha dorëheqjen për shkak të një skandali.

Ndër pyetjet e parashtruara në sondazh, njëra kishte të bënte me Zelenskyn: të anketuarit u pyetën nëse ishin dakord që presidenti është drejtpërdrejt përgjegjës për korrupsionin e shfrenuar.

Të anketuarit duhej të zgjidhnin mes përgjigjeve: ‘dakort’, ‘disi dakord’, ‘disi nuk pajtohem’, ‘nuk pajtohem’, ‘vështirë për t’u thënë’ apo edhe të refuzojnë të përgjigjen fare. 78% e atyre që iu përgjigjën sondazhit mbështesin tezën e përgjegjësisë së drejtpërdrejtë të presidentit, 18% jo.

Federal Chancellor Scholz in Kyiv | Federal Government

Për më tepër, duhet theksuar se sa më të vjetër ishin të intervistuarit, aq më kritik ishin ata ndaj presidentit: tek ata mbi të gjashtëdhjetat kjo përqindje ishte 81% ndërsa te të rinjtë ishte 70%. Siç shkruan “Strana”, shumë media folën për këtë në Ukrainë, sepse në Perëndim lajmi nuk ka qarkulluar fare.

Nga ana tjetër, skandalepati edhe lidhur meIgor Kolomóiski, i cili kishte financuar serialin televiziv “Shërbëtori i Popullit”, në të cilin Zelensky luftoi korrupsionin e shfrenuar, i cili e shenjtëroi atë si një hero të ardhshëm të atdheut dhe e gjithë botës.

“Nëse në SHBA hapin shampanjën për kasapin ukrainas, njerëzit që e vuajnë nuk e pësojnë aspak. Sondazhi, i dha zë një pakënaqësie të tillë, dhe Zelensky patjetër u tërbua.

Do të ketë punë inteligjenca ukrainase shumë shpejt”, përmbyll media me ironi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush mund të jetë “pasardhësi" i tij

Fundi i luftës do të jetë edhe fundi i Zelenskyt…