MENU
klinika

Lideri çeçen me probleme shëndetësore?

Inteligjenca ukrainase: Krahu i djathtë i Putinit, në gjendje të rëndë!

17.09.2023 - 10:58

Udhëheqësi çeçen dhe aleati i presidentit rus Vladimir Putin, Ramzan Kadyrov, është në gjendje kritike si pasojë e problemeve të tij shëndetësore.

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, të cilat cituan përfaqësuesin e inteligjencës ushtarake të Kievit, Andri Yusov, për botimin ukrainas OBOZREVATEL.

Dhe përfaqësuesi i inteligjencës ushtarake ukrainase ( GUR ) ka pohuar se ka ” informacion” se kreu i Republikës Çeçene është në “gjendje të rëndë”. Për më tepër, ai ka përcjellë se “ është përkeqësuar ” nga sëmundjet që “i ka vuajtur” më parë.

“Informacioni është konfirmuar nga burime të ndryshme në qarqet mjekësore dhe politike. Ai ka qenë i sëmurë për një kohë të gjatë dhe ne po flasim për probleme serioze shëndetësore sistemike,” shpjegoi me forcë Yusov.

Sikur të mos mjaftonte kjo, disa burime kanë treguar se presidenti çeçen ishte në koma – një fakt i konfirmuar nga disa informatorë të pavarur – dhe se mjekë të specializuar në sëmundjet e veshkave kanë udhëtuar nga Moska në kryeqytetin e saj rajonal, Grozny, për ta trajtuar atë.

Kjo nuk është hera e parë që thashetheme të ngjashme dalin në dritë për të.

Nuk përjashtohet as një udhëtim i afërt në Emiratet Arabe për t’iu nënshtruar një trajtimi shëndetësor. Tashmë, ky informacion që ka shkaktuar kaq shumë polemika në rrjetet sociale duhet të verifikohet në orët në vijim.