MENU
klinika

8 milion shikime brenda një dite

Interpretimi i Shakiras në “VMA”, ndër më të mirët

15.09.2023 - 13:18

Shakira mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards në New Jersey dhe i mahniti të gjithë me performancën e saj.

Këngëtarja kolumbiane doli në skenë me energji dhe me disa lëvizje atraktive kërcimi, performancë kjo që u pëlqye dhe u duartrokit nga publiku.

Performanca e plotë është publikuar edhe në YouTube dhe brenda një dite ka kaluar shifrën prej tetë milionë shikimesh.

Komentues të shumtë i kanë dhënë komplimente pafund Shakiras duke e cilësuar ndër interpretimet më të mira në histori të MTV Video Music Awards.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN