MENU
klinika

EMRI

Ish-banori i ‘BBVIP’, konkurrent i radhës në ‘DWTS’

24.09.2023 - 12:39

Pak ditë na ndajnë nga spektakli magjik i kërcimit ‘Dancing With the Stars Albania’ dhe numri i konkurrentëve sa vjen e shtohet, po aq sa edhe emocionet.

Këtë mbrëmje është konfirmuar një tjetër emër që do të marrë pjesë në spektaklin e njohur të kërcimit, e bëhet fjalë për Elvis Pupa, aktori i humorit dhe ish-banori i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të ‘DWTS’. Partnerja e tij e kërcimit do të jetë Jora.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj, bukuroshja nga Kosova Juliana Nura.