Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se vonesa e dialogut ka dëmtuar Kosovën jo Serbinë.
Sipas tij, vonesat kanë favorizuar Serbinë në disa aspekte, e kanë shpëtuar Vuçiç nga një krizë e brendshme politike dhe kanë forcuar marrëdhëniet e tij me Perëndimin.
“Kosova është sot nën sanksione. Pas Rusisë, Kosova është vendi i dytë nën sanksione nga BE. Nga ana tjetër, që nga pas luftës Beogradi nuk kanë qenë kurrë më pranë Perëndimit. Duhet me doemos të jemi të suksesshëm në dialog që të hiqen sanksionet, e dyta që është e rëndësishme për Kosovën është që çdo vonesë për realizimin e kushteve të projektit franko-gjerman do dëmtojë Kosovën. Një projekt tjetër pritet të jetë më negativ se ai franko-gjerman. Kosova s’e ka luksin të konfrontohet me Perëndimin. Nëse dështon dialogu, faji duhet t’i mbetet Beogradit, ndaj nuk duhet të jemi pengesë e projektit të Berlinit”, tha Spahiu.