MENU
klinika

Plagosja e efektivit të 'Shqiponjave'

Kikia: Policët bien viktima sepse nënvlerësojnë masat e sigurisë

20.09.2023 - 22:05

Gazetari Mentor Kikia ka folur në lidhje me plagosjen me armë zjarri të efektivit të policisë në Kinostudio, Tiranë, ku 42-vjeçari Klerent Bozhani ka qëlluar me armë zjarri efektin e policisë Edlir Alleshi, gjatë një ndjekjeje.

ADVERTISING

PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Kikia tha se policët që kanë rënë viktima kanë nënvlerësuar masat e sigurisë dhe kanë treguar neglizhencë. Sipas tij është momenti kur forcat e policisë do të duhet të vendosin një standard sigurie në kryerjen e punës.

“Policët që kanë rënë viktima kanë qenë pjesë e nënvlerësimit që i është bërë masave të sigurisë. Që herët mbaj mend që në disa ngjarje të renda, policët kanë rënë viktima si pjesë e neglizhencës, një njeri të armatosur, duke e ditur që ka simptoma , duhet konsideruar si shumë të rrezikshëm. Duhet trajtuar si një person me rrezikshmëri të lartë. Kanë rënë viktima pasi kanë shkruar përballë autorëve. Është një moment kur forcat e policisë do duhet të vendosur një standard në kryerjen e punës.”, u shpreh Kikia.