MENU
klinika

Nga Ben Andoni

Kinse patriotët, Zveçan dhe ushtria

24.09.2023 - 20:48

Pak ditë më parë u përcoll një draft sa i përket mobilizimit të rezervistëve. Megjithëse numri i paraparë i tyre ishte i kufizuar, mosha kuptohet e përcaktuar, pati shumë reagime. Në një mori të tyre përmendej ajo që na shkon më shumë për shtat se: jemi vend i NATO-s dhe se ka kush të merret me mbrojtjen! Të tjerët, shumë më të pakët, si të gjetur. Dhe, një pjesë si gjithnjë pa përgjigje, për të pritur një situatë më të mirë. Një presion të tillë, por disi më të moderuar, e kanë hasur dhe vendet që i janë rikthyer shërbimit të rezervistëve, kurse vendet Nordike për shkak të konjukturave e kanë shtrirë shërbimin si në mosha dhe në gjini. Siç ndodh me vendet që parashikojnë shumë më përpara, tashmë kjo etiketohet si nevojë kombëtare. Madje, një ish-deputete suedeze tregohej pak javë më parë, që kishte lënë familjen dhe i ishte bashkuar trupave mbrojtëse ukrainase. Po pse reagojmë ne shqiptarët në këtë mënyrë?! Një pjesë jo e pakët e shoqërisë kanë kryer shërbimin ushtarak dhe në masë, moshat mbi 50 vjeç e kanë provuar zborin. Paçka sesi u degjenerua ushtria në vitet e fundit, kjo kohë ndihmoi shumë qytetarë jo thjesht të mbrunin dashurinë për atdheun, të kuptonin sakrificat e qëllimeve të mëdha, t’i dilnin zot vetes dhe përveç kësaj: Të kuptonin vendin tonë në shoqëri. Situata e rëndë në Zveçan të Kosovës, në orët e fundit, mobilizimi i një njësie serbe me armatim të mirë konvencional, u përball me njësitë e policisë së Kosovës. Gjithnjë e më shumë po na presin të tilla sfida prej tyre. Ajo që shikohet tashmë hapur është një tulatje e publikut kosovar, përballë agresorëve të tillë, kurse tashmë një pjesë syresh po kuptojnë sesa afër dhe i lehtë është rreziku i çdo provokimi serb. Me identifikimet e para po kuptohet përfshirja e serbëve dhe rrezikshmëria e tyre, kurse me përfshirjen edhe të objekteve fetare po kuptojmë sesa kompleks është e gjithë situata.

Ndërkohë nacionalistët dhe kinse-patriotët shqiptarë kanë heshtur. Ata që e mbushin sistematikisht facebook me trimëri dhe që “mezi presin shkiet” t’ua tregojnë vendin, nuk janë ndjerë shumë. Është fashitur jo vetëm nacionalizmi, por edhe patriotizmi, që shprehet hapur vetëm kur fiton përfaqësuesja. Kjo, sepse patriotët e vërtetë, mësuesit, ushtarakët, nëpunësit, familjet që kanë dhënë aq kontribute janë të pagoja. Këtë protagonizëm e marrin si gjithnjë kinset. “Në fillim të një ndryshimi, patrioti është një nga njerëzit e pakët dhe trim, por është edhe i urryer dhe i përçmuar. Kur kauza e tij ka sukses, i bashkohen të tërhequrit, sepse atëherë nuk kushton asgjë të jesh patriot”, shprehej cinik në kohën e tij Mark Twain, për një fenomen jo vetëm shqiptar.

Ndërkohë, që shqiptarët i janë dhënë më shumë nacionalizmit, ku përcaktimi i saj klasik si: “politika ose doktrina e pohimit të interesave të kombit të vet të parë si të ndara nga interesat e kombeve të tjera ose nga interesat e përbashkëta të të gjitha kombeve”, shkon me shumë kinse që bëjnë dhe ngatërrohen mes faktit si patriotë apo si nacionalistë. Po, ja ku ndodhi katrahura e fundit në Kosovë dhe kinse nacionalistët heshtën, trimat e facebook kaluan në argumente te tjera (nuk i panë lajmet) kurse kinse patriotët u morën me sofizma. Ndërkohë që të gjithë harruan se përfaqësimi dhe integrimi në ushtri, sot, është më shumë sesa çdo gjë tjetër përballje me të ardhmen, që me sa duket nuk do të jetë aq e ndritshme sa e mendojmë.

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!

“Dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra”

Misteri rreth vr*sjes së Alba Cenkos