Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi të enjte 1-1 kundër Çekisë në Pragë, për grupin E kualifikues të Euro 2024. Tanimë tanët vijojnë të jenë në vendin e dytë, me një pikë pas Çekisë (8 pikë) kryesuese.
Kur jemi në gjysmën e kualifikueseve, pas katër ndeshjeve të para, Kombëtarja ka fituar dy duele, ka barazuar një dhe ka humbur një. Sfida e radhës për kuqezinjtë luhet të dielën e 10 shtatorit në “Air Albania”, me Poloninë që do vizitojë ‘tokën e shqiponjave’.
Përballja me skuadrën e Lewandowskit është deçizive për të ardhmen e grupit, me polakët që janë një pikë më pak se kuqezinjtë. Forma e Kombëtares dhe shanset për kualifikim kanë bërë që stadiumi për datën 10 shtator të jetë plot.
Duket se fati i kualifikimit është në dorën e futbollistëve, me Shqipërinë që ka edhe katër ndeshje për të luajtur. Një detaj interesant që e anon peshoren nga kuqezinjtë ka të bëjë edhe me faktin se tre nga katër duelet e tanëve do luhen në Shqipëri.
Përkatësisht të dielën luhet ndeshja me Poloninë në “Air Albania”, ndërsa në 12 tetor presim Çekinë. Në nëntor të këtij viti mbyllen edhe kualifkueset e Euro 2024, me kuqezinjtë që në datën 17 udhëtojnë për në Moldavi dhe në datën 20 nëntor presin Ishujt Faroe për sfidën e fundit.
Ndeshjet e radhës të Kombëtares, grupi E:
10 shtator 2023, Shqipëri – Poloni
12 tetor 2023, Shqipëri – Çeki
17 nëntor 2023, Moldavi – Shqipëri
20 nëntor 2023, Shqipëri – Ishujt Faroe
Renditja, grupi E: