MENU
klinika

Futsall

Kombëtarja fiton me përmbysje kundër Zvicrës

15.09.2023 - 09:38

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës fitoi me përmbysje 3-2 ndeshjen e parë miqësore kundër përfaqësueses së Zvicrës. Në takimin e zhvilluar pasditen e djeshme në Parkun Olimpik të Tiranës, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli arritën të marrin një rezultat pozitiv, teksa u zhvillua një lojë mjaft emocionuese dhe e luftuar, por mbi të gjitha treguan forcë karakteri.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, duke menaxhuar ndeshjen, edhe pse u ndëshkuan 2 herë në këtë fraksion nga Buckson dhe Lanzendorfer. Ekipi shqiptar luajti mjaft mirë dhe reagoi në pjesën e dytë, teksa që në minutën e 23-të shënoi me anë të Halim Selmanajt. Ndërkohë, 5 minuta para fundit sërish Selmanaj realizoi golin e barazimit. Në minutën e fundit të ndeshjes, kuqezinjtë arritëm që të përmbysnin shifrat falë një autogoli të Buckson.

Një sukses fantastik, që tregon rritjen e Shqipërisë në Futsallë. Kombëtarja e futsallit do të luajë edhe një tjetër miqësore të premten po ndaj Zvicrës. Miqësorja është programuar të luhet po në Parkun Olimpik në orën 20:00.

Tekniku shqiptar e nisi ndeshjen me këtë 5-she titullare: Christiano Da Silva Cardoso, Mentor Mejzini (C), Ermir Kryeziu, Halim Selamaj, Arif Limani.