MENU
klinika

“Ka ardhur koha që të lejojmë anëtarë të rinj”

Komisioneri Varhelyi tregon planet e BE-së për të ardhmen

07.09.2023 - 14:00

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar në një konferencë për mediat nga Ankaraja, planet e Bashkimit Europian për të mirëpritur të tjerë anëtarë deri në vitin 2030.

“Nga ana jonë, ne kemi punuar pa u lodhur për këtë qëllim, kështu që jam shumë i lumtur që më në fund shoh se shtetet anëtare gjithashtu kanë filluar të lëvizin dhe mobilizohen politikisht dhe të gatshëm të investojnë politikisht për të pasur anëtarë të rinj të BE-së deri në vitin 2030”, tha Varhelyi.

Ai nuk është zyrtari i parë i lartë i Bashkimit Europian që mbështet diçka të tillë për zgjerimin e familjes europiane.

Më herët, një iniciativë e tillë është mbështetur dhe nga shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, i cili argumentoi se kjo do të mobilizonte energjinë e Bashkimit Europian dhe të shteteve kandidate.

Megjithatë, për këtë cështje ka patur dhe përplasje në distancë, pasi Komisioni Evropian është shprehur se nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, por për t’i ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në këtë proces.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Negociatat vinë bashkë me projektin ekonomik

“Do t’i përshpejtojmë proceset integruese për Ballkanin”

Kështu garanton Komisioneri i BE, Oliver Varhelyi

“Do investojmë që dialogu të jetë histori suksesi”

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”

Viti 2020 vendimtar për fatin e Ballkanit

“Jam optimist për hapjen e negociatave me Shqipërinë”