MENU
klinika

Ndihmësja e gjen pa jetë!

Krim në familje, i moshuari godet bashkëshorten

17.09.2023 - 09:18

Një e moshuar është gjetur pa shenja jete nga ndihmësja e saj, në banesën e saj në fshatin Pëllumbarë të Përmetit.

E moshuara është gjetur me shenja dhune dhe sipas informacioneve, dyshimet e para bien mbi bashkëshortin e saj, i cili thuhet se mund ta ketë goditur me sende të forta.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të moshuarin në Komisariat, si dhe bëhet me dije se shtetasi i dyshuar ishte proceduar penalisht edhe më parë.

Informacioni paraprak:

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

"S’jam unë autori! Kërkojeni diku tjetër kriminelin"

Çifti u gjetën të masakruar në banesë, 69-vjeçari mohon akuzat

“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!

"Plazhe të mrekullueshme dhe çmimet të lira"

Blogerët italianë: Shqipëria, destinacionin magjepsës