Kur udhëtojmë, ndodh që të përballemi me makthin e vjedhjes së sendeve me vlerë, sidomos nëse vizitojmë zona të mbipopulluara me turistë.
Në zonat e frekuentuara dhe atraksionet e njohura turistike, duhet të jemi veçanërisht vigjilentë për të mos rënë viktimë e një hajduti. Pra, ku keni më shumë gjasa të jeni në rrezik nga hajdutët e xhepave?
Ekspertët e krahasimit të sigurimit të udhëtimit në Quotezone.co.uk kanë publikuar një raport që rendit vendet europiane për rrezikun nga hajdutët e xhepave.
Kompania përdori komentet e udhëtarëve për të llogaritur numrin e përmendjeve të vjedhjeve në atraksionet kryesore turistike të secilit vend.
Destinacioni me gjasat më të larta për t’u vjedhur ishte Italia, sipas European Pickpocket Index të Quotezone. Zonat më të rrezikshme ishin: Koloseu, shatërvani i Trevit, Duomo në Milano dhe Galeria degli Uffizi në Firence.
Franca ka numrin e dytë më të lartë të vjedhjeve të xhepave. Të pesë atraksionet që Quotezone monitoroi ishin në kryeqytet, Paris. Holanda u rendit e treta në indeksin e vjedhjes së xhepave, ndërsa Gjermania dhe Greqia u renditën në vendin e katërt dhe të pestë.
Greg Wilson, themeluesi dhe CEO i Quotezone.co.uk, deklaroi, “Vjedhja mund të ndodhë kudo dhe pikat e turistike janë vende të përshtatshme për kriminelët që vjedhin kuletat dhe çantat e njerëzve teksa ata janë të zënë duke parë pamjet”.