Nëse dini edhe pak për retinolin, me siguri e keni kuptuar se është një përbërës shumë specifik. Ka rregulla se si të filloni ta përdorni, për të koordinuar mbrojtjen e duhur nga dielli, nëse mund të depiloheni apo jo, etj. Prandaj pse “kur duhet të filloni të përdorni retinol” është një kërkesë popullore e kërkimit në Google.
Kur mund të filloni të përdorni Retinol?
Pasi arrini një moshë të caktuar nuk do të thotë se automatikisht duhet të shtoni retinolin në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. E vërteta është se, një dermatolog mund t’ju rekomandojë të filloni të përdorni retinol në rutinën tuaj në mosha të ndryshme në varësi të lëkurës tuaj. Retinoli është një përbërës i rekomanduar në një gamë të gjerë moshe, përfshirë edhe ata që janë më të rinj se sa mund të prisnit.
Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) vëren se rekomandimet e kujdesit të lëkurës të dermatologëve kanë tendencë të ndryshojnë bazuar në faktorë të tillë si mosha e pacientit të tyre.
Pavarësisht përfitimeve të njohura kundër plakjes, nuk duhet të prisni derisa të vini re shenja të plakjes për të filluar përdorimin e retinolit. Ka të ngjarë që nuk e keni parë rrudhën tuaj të parë akoma si adoleshente, por nëse keni lëkurë problematike,me tendencë akneike, retinoli është vërtetuar se ndihmon.
Ju mund të keni dëgjuar të sugjerohet që sa më herët të filloni të përdorni retinol, aq më mirë, dhe kjo sepse retinoli jo vetëm që zvogëlon shfaqjen e shenjave të plakjes, si rrudhat, por gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e tyre. Retinoli funksionon si për parandalimin ashtu edhe për korrigjimin e rrudhave, por në bashkëpunim me kremin mbrojtës ndaj diellit. Ndihmon në zbutjen dhe tekskturën e lëkurës, zvogëlon poret e zgjeruara dhe ka një spektër të gjerë përfitimesh. Kjo është arsyeja pse sa më herët të filloni aq më mirë dhe qëndrueshmëria është çelësi. Mos harro: Nuk është një sprint, është një maratonë…
Si të përdorni Retinol në të 20-tat?
Sipas ekspertëve, të 20 -tat tuaja janë një kohë perfekte për të filluar një rutinë parandaluese të kujdesit të lëkurës me retinol. AAD rekomandon përdorimin e një trajtimi kundër plakjes si një retinoid topik që fillon në të 20-at tuaja. Ju gjithashtu duhet të përdorni SPF si pjesë e rutinës tuaj parandaluese së bashku me retinolin.
Një nga mënyrat e preferuara për të filluar me retinol është përdorimi i një serumi retinol. Për të përfshirë serumin në rutinën tuaj të përditshme, do t’ju duhet të lejoni një periudhë ambientimi.
Për përfitime të tjera, mund të vazhdoni me një hidratues retinol. Këto zakonisht nuk do të jenë aq të forta sa një retinoid që do t’ju përshkruhej nga dermatologu, por prapëseprapë mund të ndihmojnë për të përmirësuar rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Kombinimi me SPF me spektër të gjerë është çelësi, pasi, sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), retinoidet dihet se rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit.
Shtimi i një hidratuesi në rutinën tuaj është e lehtë. Lyejeni butësisht mbi lëkurën e pastruar dhe sigurohuni që të merrni masa shtesë për mbrojtjen nga dielli, siç rekomandohet nga FDA, duke përfshirë qëndrimin në hije kur jeni jashtë dhe riaplikimin e SPF të paktën çdo dy orë.
Si të përdorni Retinol në të 30-tat tuaja?
Nëse nuk e keni përdorur retinolin si adoleshent apo në të 20-tat, definitivisht nuk është vonë. Edhe nëse shfaqen vija të imta dhe rrudha në të 30-at tuaja, retinoli do të punojë me lëkurën tuaj për të zvogëluar pamjen e tyre. Ndërsa parandalimi është i madh, minimizimi i pamjes së rrudhave është gjithashtu një përfitim i vlefshëm i retinolit. AAD sugjeron që në të 30 -tat tuaja, ju mund të përdorni një retinoid për të adresuar shfaqjen e akneve dhe rrudhave. Ju mund ta bëni këtë duke përfshirë një serum retinol në rutinën tuaj siç e përmendëm më lart.
Si të përdorni Retinol në të 40 -tat?
Mos ndaloni së përdoruri retinol kur mbushni të 40 -at. Në vend që të ndryshoni plotësisht rutinën tuaj, ju rekomandojmë ta shtoni atë. Vazhdoni të përdorni serumin tuaj retinol, por sigurohuni që regjimi juaj të ketë dhe një hidratues me Pro-Retinol.
Aplikoni kremin hidratues pas serumit tuaj, ose provoni të përzieni retinolin tuaj me hidratuesin. Mos harroni se përdoret vetëm përdorni dy deri në tre pika nga serumi juaj me Retinol. Në mëngjes, duhet të përdorni një krem hidratues me SPF.
Si të përdorni Retinol në vitet 50 dhe 60?
Jo, ende nuk është koha për të hequr dorë nga retinoli. Sapo të hyni në të 50-at dhe 60-at, duhet të përdorni retinol. Duhet që gjithmonë të keni retinol në rutinën tuaj, pavarësisht sa vjeç jeni. Sigurohuni që të kujdeseni jo vetëm për fytyrën, por edhe për qafën tuaj. Qafa juaj është një pikë kyçe që mund të tregojë shenja të plakjes, kjo është arsyeja pse ju nuk doni ta anashkaloni atë. Filloni të përdorni një krem për fytyrën dhe qafën të formuluar me retinol për të ndihmuar në përshpejtimin e rinovimit të lëkurës.