MENU
klinika

Nga shkëmbimi i zjarrit me policinë te tritoli në lokal

Kush është Gjin Guri që ra pre e atentatit në Dukagjin?

27.09.2023 - 20:41

Në Malin e Shoshit si pasojë e të shtënave një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Nga të dhënat e para mësohet se është ekzekutuar Zef Guri, ndërsa është plagosur djali I tij Gjin Guri.

Ky I fundit është një emër i njohur përpolicinë, pasi në vitin 2015 Gjin Guri, 46-vjeç u arrestua nga Policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në kuadër të operacionit “Bjeshkët”.

Asokohe Gjin Guri ishte një person në kërkim ndërkohë që dyshohej edhe si personi që qëlloi ndaj Policisë në një aksion të efektivëve 6 vite më parë për të mbrojtur parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.

Gjini gjithashtu rezulton të jetë pronari i një lokali të cilit, më 15 nëntor të 2021 iu vendos tritoli. Ai ishte dënuar me vendim të formës se prerë më 7 vjet e dy muaj burg për “Prodhim dhe mbajtie pa leje të Armëve luftarake” dhe “Kanosje”.