MENU
klinika

Ndryshime pas vdekjes së tij

Kush është gruaja e rrezikshme që mund të zërë vendin e Prigozhin?

29.09.2023 - 12:58

Operacionet e grupit mercenar në Afrikë ofruan një mënyrë të lirë dhe të lehtë për Rusinë për të ndërhyrë në ngjarjet në vende me rëndësi strategjike pa përfshirë ndonjë forcë të rregullt ruse, sidmos në kohën kur Yevgeny Prigozhin, kreu i tyre ishte gjallë.

Megjithatë, edhe pas vdekjes së tij, sipas Foreign Policy, udhëheqja e Wagnerit në Afrikë mbeti kryesisht e paprekur. Vitalij Perfilev dhe Dmitri Siti ende drejtojnë biznesin e koncesionit për arin, diamantet dhe drurin në Republikën e Afrikës Qendrore, madje kanë markën e birrës Wagner, ndërsa Ivan Maslov është nën sanksione nga Departamenti i Thesarit i SHBA për rolin në operacionet në Mali.

Në raportin e tij të fundit nga Bangui, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore, CNN vuri në dukje shfaqjen e një emri të ri që duket se lidhet me praninë e Wagner dhe ndikimin rus në rajon. Mediat lokale njoftuan së fundmi se një grua ka marrë kohntrollin e Wagner, emri i së cilës thuhet se është Nafisa.

Prigožin je mrtav, ali Vagner mašina u Africi tek kreće punim pogonom - i  na njeno čelo je došla misteriozna Nafisa

Ajo është fotografuar edhe me Prigozhin gjatë vizitës së tij të fundit në CAR por nuk ka asnjë provë që ajo të ketë pasur lidhje me grupin mercenar para prillit. Kur ekipi i CNN vizitoi qendrën duke përdorur një kamerë të fshehtë, ajo u prezantua si Nafisa Kirjanova.

Ekipi i CNN, duke hetuar rrjetet sociale dhe profilet e lidhura me to, zbuloi se ajo përdor edhe një emër tjetër, Anfisa Aleksandrovna Kirjanova.

Sipas informacioneve që janë shpërndarë në internet, ajo pretendon se ka punuar si përkthyese dhe se ka ndjekur studimet në Sorbonë në Paris dhe në Universitetin Gjuhësor të Moskës.

Duke folur për të ardhmen e Wagnerit, Kirjanova tha se vdekja e Prigozhin nuk do të thotë asgjë për misionin rus në vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga minierat tek kompanitë e ndërtimit

“Luftë” për trashëgiminë/ Çfarë la pas Prigozhin?

Kjo është video e fundit e regjistruar para aksidentit fatal

“Ne të gjithë do të shkojmë në ferr”, Prigozhin ironizon vdekjen