Të gjithë ata që kanë një profil në këtë media sociale janë në luftë të vazhdueshme për të qenë personat më të ndjekur.
Pjesë e kësaj ‘lufte’ kryesisht janë VIP-at tanë shqiptarë, të cilëve dita ditës po iu shtohet akoma më shumë dëshira për të fituar sa më shumë ‘followers’ dhe mania për të rrëmbyer fronin e “Mbretit të Instagramit”.
“Terra Data Analitics” ka studiuar profilet e 621 personazhe të njohur shqiptarë në Instagram, të cilët kishin 1389 postime gjatë muajit gusht.
Mes tyre, janë 15 personazhe që kryesojnë listën, si më të ndjekurit gjatë muajit të nxehtë që lamë pas.
Momentalisht personazhi vip shqiptar më i ndjekur në Instagram është këgëtari i njohur shkodran Luiz Ejlli, i cili pas pjesëmarrjes në “BBV” rrëmbeu zemrat e shumë fansave shqiptar duke u shpallur kështu fituesi i këtij reality show. Ish-konkurenti numëron më shumë se 617 mijë ndjekës dhe 1 milionë e 892 mijë “reactions” në Instagram.
Vendin e dytë e zë këngëtari i njohur Gashi, i cili ka fituar pëlqimin e 1.5 milion ndjekësve në rrjetet sociale.
E treta renditet bashkëshortja e Luizit, Kiara Tito e cila pas pjesëmarrjes në “BBV” kishte ulje-ngritje, ndërsa tani numëron mbi 771 mijë ndjekës dhe mbi 974 mijë “reaction” në Instagram.
Futbollisti Granit Xhaka qëndron në vendin e katërt i cili pasohet nga Ylli Limani me 755 mijë ndjekës, Ahmet Kalaja i cili vetëm gjatë gushtit ka bërë 210 postime duke arritur kështu në 140 mijë ndjekës, i cili më pas ndiqet nga hoxhë Elvis Naçi.
Për të vijuar me emra të tjerë si Noizy, Morena Taraku, Azet. Kida dhe Fero, Bora Zemani, Blendi Fevziu dhe Florian Marku.